Kosova OSH

Click here to edit subtitle

News

ANNAUNCEMENT

Posted by saracinif on October 19, 2016 at 8:00 AM




Njoftim 

Në bazë të njoftimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të datës 12.10.2016, me të cilin janë njoftuarë të gjithë kandidatët e interesuar për dhënien e provimit profesional (Certifikimin) nga Siguria dhe Shëndeti në Punë, se paraqitjen e provimit mund ta bëjnë nga data 12.10.2016 çdo ditë pune nga ora 9:00 deri në ora 15:00. Fletparaqitja dhe faturat merret në sekretarinë e Komisionit për Dhënien e Provimit Profesional nga Siguria dhe Shëndeti në Punë, në zyrat e Inspektoratit të Punës në Prishtinë, dhe po aty dorëzohet së bashku me faturat e paguara sipas shumave të përcaktuara me Rregulloren Nr. 02/2014 PER PERCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE KRITEREVE PER CERTIFIKIMIN DHE LICENCIMIN E PERSONAVE DHE INSTITUCIONEVE TE CILIT KRYEJNE PUNE NGA SIGURIA DHE SHENDETI NE PUNE, MENYREN, KUSHTET DHE PROGRAMIN PER DHENIEN E PROVIMIT PROFESIONAL.

Shoqata Kosovare për Mbrojtje dhe Shëndet në Punë - KOSHA, i njofton kandidatët e lartëpërmendur, se kjo shoqatë e specializuar nga fusha e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë do të del në ndihmë për gjithë kandidatët e interesuar.

KOSHA paraprakisht do të organizojë trajnime dyditorëshe për kandidatët e interesuar për ngritjen e kapacitetit të njohurive profesionale nga SSHP-ja, konform rregullores së lartëpërmendur 02/2014. Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në e-mailin e shoqatës. Në bazë të numrit të kandidatëve të paraqitur do të përcaktohet data e mbajtjes së trajnimeve.

KOSHA kontakt, e-mail:   [email protected]

MODULI I TRAJNIMIT

 

Dita e parë

Sesioni i parë

Ligji për SSHP,parimet themelore të SSHP,

Sesioni i dytë

Regullimi ndërkombëtar i SSHPМ (konventat udhëzimet dhe direktivat),

Sesioni i tretë

Kushtet dhe mënyra e dhënjes së provimit profesional nga SSHP,

Sesioni i katërt

Zbatimi i Rregullores për vlerësimin e riskut

Sesioni i pestë

Diskutime dhe pyetje

Koha e paraparët: 6 orë ligjërata me komunikim dhe me shembuj praktike, pyetje dhe diskutime interaktve (në kohën e parashikuar të lart për zbatimin e trajnimit nuk janë përfshirë pushimet e parapara nga organizatori).

 

Dita e dytë

Sesioni i parë

Nocioni i riskut dhe menaxhimi me riskun. Nocioni i vlerësimit të riskut dhe procedurat për pregaditjen e vlerësimit të riskut.

Metodat e ndryshme për vlerësimin e riskut dhe kriteriumet për përzgjedhjen optimale të metodologjive për vlerësimin e riskut, konform veprimtarisë dhe risqeve.

Sesioni i dytë

Njohja e rreziqeve dhe dëmtimtuesëve në ambientin e punës, (në veprimtari të ndryshme ekonomike – në tri nivele të riskut: i ulët, i mesëm dhe i lartë.

Sesioni i tretë - Puntori

Ushtrime praktike për përgatitjen e vlerësimit të riskut.

Koha e paraparë: 6 orë anë paraparë për komunukime dhe shembuj konkret, pyetje dhe diskutime interaktve (në kohën e parashikuar të lart për zbatimin e trajnimit nuk janë përfshirë pushimet e parapara nga organizatori).

 

 








 

Categories: None

Post a Comment

Oops!

Oops, you forgot something.

Oops!

The words you entered did not match the given text. Please try again.

Already a member? Sign In

0 Comments